Lajme
Kosova e para në rajon me densitet të popullsisë, 164.9 banorë në një kilometër katror
Demokracia
22:33 | 17 Korrik 2023

Share:

Shumë prej jush jeni kurreshtar për ta kuptuar se për çfarë prin Kosova në rajonin tonë. Pra, për çka jemi të parët?

Një analizë mbi vendet e rajonit sa i përket disa prej indikatorëve kyç ekonomik, social dhe demografik e ka bërë edhe Scan, ku vendet krahasohen me njëra-tjetrën dhe kuptohet sa larg është secili vend i rajonit është nga mesatarja e Bashkimit Europian.

Sa i përket popullsisë në total, Shqipëria është e treta në rajon pas Serbisë, me 6.8 milionë banorë dhe Bosnje Hercegovinës, me 3.5 milionë banorë, ndërkohë që në vend të fundit pozicionohet Mali i Zi, me vetëm 600 mijë banorë.

Sa i përket densitetit të popullsisë, pra numrin e banorëve për kilometër katrorë, shifrat e Eurostat tregojnë se Kosova është e para me 164.9 banorë për kilometër katror. Pas Kosovës është Shqipëria, me 99.1 banorë për kilometër katror. Mesatarja e Bashkimit Europian ndërkohë fiksohet pranë 117 banorëve për kilometër katror.

Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë ndërkohë, Shqipëria është e treta në rjaon, me 5490 euro për frymë, pas Serbisë, me 8920 euro për frymë dhe Malit të Zi, me 8 mijë euro për frymë. E fundit në rajon është Kosova, me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë pranë vetëm 4426 eurove për frymë. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet pranë 30,030 eurove për frymë.

Në drejtim të papunësisë së të rinjve, Shqipëria është e dyta pas Serbisë me normën më të ulët. Në Serbi, papunësia e të rinjve fiksohet pranë 24.4%, në Shqipëri pranë 27.1% dhe në Bosnje Hercegovinë, që është vendi i fundit në rajon, pranë 38%. Mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet pranë 16.6%, çka do të thotë se Shqipëria dhe pjesa dërrmuese e vendeve të rajonit janë shumë larg Europës së bashkuar në këtë drejtim.

Në drejtim të treguesit të fertilitetit, ose më saktë numrit të fëmijëve që lind një nënë, Shqipëria është e fundit në rajon, me normën pranë vetëm 1.31 gjatë vitit 2021, edhe pse në vitin 2022 kjo normë ka zbritur nën 1.3. pavarësisht kësaj, edhe për vitin 2021 mbetet e fundit në rajon dhe mjaftueshëm larg mesatares së Bashkimit Europian, që fiksohet pranë 1.53. Në Kosovë kjo normë është shumë pranë mesatares së BE, ndërkohë që Mali i Zi regjistron normën më të lartë, pranë 1.76.

Sa i përket indikatorit të jetëgjatësisë, Kosova është e para në rajon, si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, ndërkohë që Shqipëria renditet e dyta pas Kosovës. Gjithsesi, të dyja shtetet, ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit janë ndjeshëm larg mesatares së BE-së. Në BE, jetëgjatësia mesatare për meshkujt fiksohet pranë 77.2 vite dhe për femrat pranë 82.9 viteve.

Në drejtim të arsimit, ose peshës së të rinjve me arsim të lartë mbi totalin, Shqipëria është e parafundit në rajon për meshkujt, pas Bosnje Hercegovinës, me një normë pranë vetëm 25.4% dhe  në vend të 3-të nga fundit për meshkujt. Mesatarja e BE flet për një normë prej 36.3% për meshkujt dhe 47% për femrat.

Sa i përket teknologjisë, në drejtim të përdorimit të internetit në shtëpi. Shqipëria regjistron një normë pranë 91%, shumë pranë mesatares së BE, që fiksohet në 92% dhe e dyta në rajon pas Kosovës, që regjistron një normë pranë 96%. /SCAN

Të ngjashme