Sport
Kosova e nis mbarë vitin 2021, “demolon” Lituaninë dhe kthen sytë kah Suedia dhe Spanja
Demokracia
22:33 | 24 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.

Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.

Arbër Zeneli (’27, ’71), Vedat Muriqi (’63) dhe Besar Halimi (’79) i shënuan golat e fitores për Kosovën.

Tani, Kosova e kthen vëmendjen kah cikli eliminator i Kupës së Botës 2022.

Më 28 mars, Kosova e pret Suedinë, kurse më 31 mars i shkon Spanjës. /Demokracia.com

Të ngjashme