Lajme
“Kosova duhet të reflektojë seriozisht, nëse do të veprojë bashkë me aleatët apo e shkëputur…”, Rama me një mesazh të fortë për Kurtin
Demokracia
15:45 | 26 Shtator 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dy ditë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës dhe krijimit të tensioneve të reja, ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë me aleatët e saj dhe të veprojë në harmoni me komunitetin euroatlantik.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama ka theksuar se ky është momenti kur edhe Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë, nëse do të vazhdojë në kursin e veprimit të shkëputur nga miqtë e saj të pazëvendësueshëm dhe aleatët e saj të padiskutueshëm apo do të veprojë në harmoni e mirëkuptim me komunitetin euroatlantik, transmeton Demokracia.com.

Kjo, sipas tij, do t’i mundësonte Kosovës për të arritur qëllimin më madhor në histori, pas fitores së luftës dhe shpalljes së pavarësisë, njohjen përfundimtare si shtet anëtar i këtij komuniteti.

“Të gjitha rrugët e tjera, përveç kësaj të dytës, janë rrugë iluzionesh me përfundime të dhimbshme, të cilat e largojnë Kosovën nga qëllimi madhor, e zbrazin atë nga shpirti i ardhmërisë dhe e kthejnë në mënyrën më absurde peng të paqes në mes të Evropës, pasi ka dalë fitimtare nga lufta për t’u bërë një vend i lirë evropian”, ka thënë Rama.

“Ndajeni mendjen…”, Rama me porosi të rëndësishme për Kosovën, BE-në, SHBA -në dhe Serbinë

Kujtojmë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët. Rama herë pas herë jep ide për daljen nga kriza të Kosovës. Së fundmi, ai e mbrojti Kosovën edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme