Lajme
Kosova dhe Turqia do të bashkëpunojnë në trajnimin e FSK-së
Demokracia
19:35 | 18 Shtator 2021

Share:

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi dhe është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. 

Mehaj në një postim në rrjetin social “Twitter” ka shkruar janë pajtuar që të dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit për FSK-në.

“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Mehaj./Demokracia.com/

Të ngjashme