Lajme
Kosova dhe Shqipëria tani do t’i shënojnë së bashku ngjarjet historike
Demokracia
21:00 | 26 Shkurt 2021

Share:

Kosova dhe Shqipëria kanë rënë dakord që ngjarjet historike t’i shënojnë së bashku.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë përmes një komunikate për media, përcjell Demokracia.com

MPJ bashkë me Ministrinë për Evropë dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë janë dakorduar për harmonizimin e kalendarit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë publike.

Sipas njoftimit, grupi i përbashkët punues është dakorduar që ngjarjet historike si 17 janari – përkujtimi i Heroit Gjergj Kastrioti, 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 28 nëntori- dita e Flamurit dhe ngjarje të tjera të jenë në organizim të përbashkët në diasporë.

“Grupi i Përbashkët Punues është pajtuar po ashtu që nga ky vit, Edicioni i mirënjohur tashmë ‘Colours of Albania’, të bashkë-organizohet nga të dy ministritë e jashtme, tani e tuje me emërtimin ‘Colours of Albanians’, në mënyrë që të promovojë jo vetëm turizmin dhe kulturën në të dy vendet, por në të gjitha trojet shqiptare, dhe në veçanti të rrisë interesin shumëdimensional tek të huajt mbi Kosovën dhe Shqipërinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MPJD-së./Demokracia.com/

Të ngjashme