Lajme
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë
Demokracia
11:02 | 21 Qershor 2022

Share:

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të martën kanë arritur pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

Kështu ka bërë të ditur i dërguari special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter.

Lajcak pas takimit të kryenegociatorëve, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë.

‘’Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme