Lajme
Kosova dhe Lituania nënshkruajnë Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë
Demokracia
09:56 | 27 Janar 2021

Share:

Sot në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci –Sherifi.

Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.

Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi.

Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Lituaninë ndërkohë që është inicuar marrëveshja e njëjtë edhe me Estoninë. /Demokracia.com/

Të ngjashme