Lajme
Kosova dhe Jemeni do të forcojnë marrëdhëniet diplomatike
Demokracia
12:12 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi të martën një takim virtual me Ministrin e ri të Jashtëm të Jemenit, z.Ahmad Awad bin Mubarak.


“Sot pata kënaqësinë të bisedoj me homolugun jemenas, Ministrin e ri të Jashtëm. Diskutuam për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve tona, si dhe për thellimin e mëtejmë të tyre, përmes forcimit të kontakteve diplomatike”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare gjatë bisedës i shprehu Ministrit Mubarak qëndrimin e shtetit të saj në politikën e jashtme, duke thënë se Kosova ndjek me vëmendje zhvillimet ndërkombëtare dhe qëndron përkrah politikave rajonale të aleatit të përbashkët, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministrja Haradinaj-Stublla me këtë rast falënderoi homologun nga Jemeni për mbështetjen e vazhduar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Me Ministrin Mubarak konfirmuam se Kosova dhe Jemeni do të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt dhe forcimin e miqësisë mes popujve tanë, duke hapur një epokë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, dhe me vendet anëtare të Ligës Arabe”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme