Lajme
Kosova dhe Izraeli paralajmërohet se do të kenë linjë fluturimi, Prishtinë-Tel Aviv
Demokracia
14:31 | 08 Prill 2021

Share:

Njohja e Kosovës nga Izraeli bëri që të fillojë edhe bashkëpunimi mes dyja vendeve, përfshirë këtu edhe fillimin e fluturimeve Prishtinë-Tel Aviv.

Damian Brikman Bashkëthemelues dhe CEO i KIDIC (Korporata për Zhvillim Kosovë-Izrael), tha se është e lumtur që ka ardhur në Kosovë.

Brikman në një intervistë për RTK, bëri me dije se do të bisedojnë për fillimin e fluturimeve nga Prishtina për Izrael, përcjell Demokracia.com.

Disa javë më parë Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem. Kjo pasoi vetëm pak kohë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.

Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump./Demokracia.com/

Të ngjashme