Lajme
“Kosova dhe aleatët të gjejnë një zgjidhje për dinarin”: Pse kjo deklaratë e Osmanit po cilësohet si fyese për aleatët?
Demokracia
12:49 | 20 Shkurt 2024

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që disa ditë po kërkon që Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare të gjejnë një zgjidhje për çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Insistimi i shefes së shtetit që Kosova dhe partnerët perëndimorë të ulen në tavolinë për të diskutuar për këtë temë, po konsiderohet si fyese për aleatët nga njohësit e rrethanave politike në vend.

Ata kanë bërë me dije se Qeveria e Kosovë këtë çështje nuk

Analisti Dukagjin Gorani ka vlerësuar se ky pretim i presidentes Osmani është fëmijërore.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk ka problem me dinarin serb.

Ti e ke një deklarim të presidentes, i cili sa është sa skandaloz aq edhe fëmijëror. Merre me mend, tha ish dashur qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare me u ulë dhe me gjet një zgjidhje.”, ka thënë Gorani në emisionin “Pressing” të televizionit T7.

Ai ka vlerësuar se në rrafshin lokal mund të kuptohet kjo deklaratë.

Tash rrafshin lokal, marrë parasysh mentalitetin jo fortë të zhvilluar politik që e ka ky vend. Rrafshin lokal kuptohet si diçka e natyrshme dhe e kuptueshme. Por, rrafshin ndërkombëtar kësaj gjëje i thonë me ia shtu lëndimit edhe një ofendim. E para bashkësia ndërkombëtare nuk ka problem me dinar. Nuk ki ti problem me bashkësinë ndërkombëtarë që me u ulë ti me të me fol për dinarin”, ka thënë Gorani.

Sipas tij, kjo deklaratë e presidentes Osmani është manipulim.

Bashkësia ndërkombëtare ka reaguar si ndërmjetësues në proces, meqenëse problem me dinarin dhe me ndalim të dinarit ka popullata serbe në veri dhe në Kosovë. Dhe madje ai problem është shkaktuar edhe si problem politik, të cilin Beogradi e ka identifikuar si moment i mirë për me zhvillu një sulm diplomati. Shihe ti me çfarë ndërrimi të tezave ti mundohesh këtë me qit se kinse konflikti në mes të bashkësisë ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Shefja e shtetit edhe dje ka pretenduar që kjo çështje duhet të zgjidhet në mes të Qeverisë se Kosovës dhe ndërkombëtareve.

Në një intervistë për një televizion arab, presidentja Osmani nuk e ka përmendur fare Serbinë si palë në këtë çështje.

Ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, për të punuar rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, kjo çështje duhet të zgjidhet sa me shpejt.

Është qesharake që të mos zgjidhet kjo”, është shprehur ai.

Ndryshe nga Qeveria, presidentja Osmani po kërkon një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Edhe dje pas festimit të Ditës së Presidentit të ShBA-së bashkërisht me ambasadorin amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka kërkua një gjë të tillë.

Çështja nuk është çështja e dinarit, SHBA dhe aleatët tjerë nuk po kërkojnë ta mbajmë dinarin të jemi të qartë dhe nuk do duhej të krijohet një përshtypje që ndokush po kërkon prej nesh që të mos ta respektojmë Kushtetutën sepse nuk është e vërtete“, ka thënë Osmani.

Të ngjashme