Sport
Kosova cakton ekipin për ndeshjen ndaj  Luksemburgut, mungon basketbollisti kryesor
Demokracia
19:23 | 17 Shkurt 2021

Share:

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik, kanë shpallur 12-shën përfundimtare për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë, shkruan Demokracia.com.

Ky takim zhvillohet më 18 Shkurt, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Gëzim Morina do të mungojë për shkak të lëndimit, derisa për dallim nga ndeshjet e nëntorit janë rikthyer Dardan Berisha dhe Samir Zekiqi. Po ashtu në Kombëtaren e Kosovës është rikthyer Divine Myles. Denis Zenelaj do të debutojë për Dardanët”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

12-shja përfundimtare është: Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj. /Demokracia.com

Të ngjashme