Kombëtarja e Kosovës në futboll e nis sot ndeshjen e parë për vitin 2022 në kuadër të një ndeshjeje miqësore.
“Dardanët” do të sfidohen nga kombëtarja afrikane e Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.
Sfida në kryeqytet fillon nga ora 18:00, ndërsa nuk pritet të jetë numër madh i të pranishmëve, ngase interesimi për të parë këtë takim nga shkallët e stadiumit është i zbehtë.
Megjithatë, ballafaqimi i sotëm kontrollues për të besuarit e trajnerit, Alain Giresses do të transmetohet pa pagesë nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Kujtojmë se Kosova pesë ditë më vonë do të udhëtoj në Zurich për t’u përballur me përfaqësuesen zvicerane në në tjetër ndeshje miqësore./Demokracia.com/