Auto&Tech
Kosova bëhet me kriptovalutën e parë – Intervistë me Artit Muhaxhirin themeluesin e “KosovaCoin”
Demokracia
16:12 | 26 Maj 2021

Share:

Investimi në monedha virtuale është bërë trend i tregjeve botërore, me miliona njerëz që po investojnë e përfitojnë nga to. Pjesë e këtyre tregjeve natyrisht që janë bërë edhe shumë investitorë shqiptarë, e tashmë për herë të parë në historinë e saj, edhe Kosova ka kriptovalutën “KosovaCoin”.

Kjo kriptovalutë është krijuar nga një grup shqiptarësh që jetojnë në diasporë, me themelues Artit Muhaxhirin, i cili ka folur për Demokracia.com për qëllimet dhe arsyet pse u krijua kjo monedhë digjitale.

Demokracia: Si ka nisur iniciativa për krijimin e kriptovalutës “KosovaCoin”

Artit Muhaxhiri: Iniciativa ishte kur gjatë kohës sa ishim duke investuar tek kryptovalutat tjera, pamë se kishte shumë shqiptar të interesuar dhe atëherë na lindi idea që të krijojmë një kryptovalutë shqiptare ku investitorët e parë do të ishin shqiptar që në këtë mënyrë ata do të fitonin më së shumti dhe gjithashtu emri i Kosovës do të njihej anë mbanë botës.

Demokracia: Si ishte procesi i krijimit të kësaj kriptovalute?

Artit Muhaxhiri: Na mori gati 2 muaj që të realizohej, procesi i krijimit ishte shumë i ndërlikuar ku duhej të mirreshim me krijimin e kodeve si dhe me verfikime nëpër platforma të ndryshme .

Demokracia: Sa është vlera e kësaj kriptovalute?

Artit Muhaxhiri: Vlera e KosovaCoin është $0.0000000000127136 dhe vlera e marketit është $14,638 .

Demokracia: A ka pasur interesim të qytetarëve në Kosovë për investim në këtë kriptovalutë, po ashtu sa ka qenë interesimi nga jashtë shtetit?

Artit Muhaxhiri: Po ka pasur interesim të qytetarëve të Kosovës por më të interesuar janë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhe ne jemi të lumtur që shqiptarët po na përkrahin anë mbanë botës, dhe duam që rritja e KosovaCoin-it të bëhet në fillim me shqiptar.

Demokracia: Cilat janë pritshmëritë e juaja për këtë kriptovalutë?

Artit Muhaxhiri: Pritshmëritë tona janë shumë të larta ku për vetëm 4 ditë ne arritëm me 30 mbajtës ta ngrejmë çmimin lartë për 400% , tani presim që së shpejti ti kemi 2000 mbajtës dhe çmimi ti kalojë pesë zero.

Të ngjashme