Sport
Kosova barazon me Zvicrën, paraqitja e mirë e “Dardanëve” s’kryen punë për kualifikim
Demokracia
22:49 | 18 Nëntor 2023

Share:

Zvicra dhe Kosova kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ani se kishte raste nga dy anët.

Në pjesën e dytë, Zvicra kaloi në epërsi me anë të Ruben Vargas, në minutën e 47’.

Kosova e gjeti golin e barazimit me anë të Muhamet Hysenit, në minutën e 82’.

Zvicra pas këtij barazimi siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian së bashku me Rumaninë në kuadër të grupit I.

Të ngjashme