Kosova ka arritur në Bukuresht dhe po bëhet gati për stërvitje.
Nesër “Dardanët” e kanë ndeshjen e rëndësishme ndaj Rumanisë, ku synim është mbrojtja e barazimit të madh të arritur në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.
Atmosfera në skuadër është shumë e mirë.
Këtë e konfirmon kapiteni Valon Dedaj.
“Udhëtimi ka qenë shumë i mirë. Jemi bashkuar edhe më shumë si ekip. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa ka ndikuar shumë barazimi në shtëpi. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, të gjithë të bashkuar, portierët, bekat, pivotat, alot e qendrat, kemi gjasa shumë të mira për ta befasuar Rumaninë”, ka theksuar Dedaj.
Qëndrimi në Bukuresht po karakterizohet me respektim strikt të masave anti-COVID-19.
Kosova është kthyer në vendin ku e luajtëm ndeshjen e parë kualifikuese. /Demokracia.com