Sport
Kosova 3×3, përfundojnë garat edhe për meshkujt
Demokracia
16:29 | 05 Qershor 2022

Share:

Kosova 3×3 ka përfunduar garat edhe në konkurrencën e meshkujve.

Ekipi i Kosovës është mundur nga Luksemburgu 10:19, duke përfunduar garat në FIBA Europe Cup.

Djelmoshat kosovarë e filluan më mirë ndeshjen me një epërsi prej tre pikësh, 5:2, e më pas edhe 8:3, por më pas kishte një rënie, dhe këtë e shfrytëzoi Luksemburgu duke barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar në epërsi 8:11 dhe 9:16, ndërsa në fund pësoi 10:19.

Kjo humbje ishte ndeshja e fundit e Kosovës në FIBA Europe Cup./Demokracia.com/

Të ngjashme