Lajme
Kosova 2024, në Llugë të Podujevës nuk ka rrymë që nga mbrëmë
Demokracia
19:10 | 25 Qershor 2024

Share:

Qytetarët e fshatit Llugë të Podujevës kanë mbetur pa rrymë që nga mbrëmë. Në redaksinë e Gazetës Express, qytetarët janë shprehur shumë të zhgënjyer me KEDS-in, sepse thonë që nga ora 21:00 nuk kanë rrymë dhe kësisosj në këto temperatura të larta është shumë e vështirë të jetojnë në normalitet.

Lidhur me këtë shqetësim, Gazeta Express ka marrë një përgjigje nga zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.

Krasniqi tha se ekipet ndodhen në terren për ta rregulluar problemin me rrymën.

“Ka pasë prishje, mbrëmë ka qenë e pamundur qasja. Sot ekipet e KEDS-it, me disa mjete speciale kanë intervenuar dhe një pjesë është rregulluar, ndërkaq një pjesë tjetër akoma jo. Ekipet ndodhen në terren dhe janë duke punuar akoma”, tha Krasniqi për Express.

Sipas qytetarëve me mungesë të rrymës po përballen edhe fshatrat e tjera të Podujevës.

Të ngjashme