Lajme
Kosnett uron Osmanin: SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Kosovën
Demokracia
19:51 | 04 Prill 2021

Share:

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës.

Konsett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës.

“Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës, për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett.

Vjosa Osmani është zgjedhur sot Presidente e Kosovës, në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës ku nga 82 deputetë të pranishëm mori 71 vota./Demokracia/

 

Të ngjashme