Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Këtë e ka bërë të ditur Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan Demokracia.com.
Sipas Osmanit në takim është diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura me 14 shkurt.
“Ne ramë dakord që formimi i institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, shkruan Osmani.
Kujtojmë se ambasadori i SHBA-ve, Kosnett është takuar sot edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Njoftimi i Vjosa Osmanit:
Me @USAmbKosovo diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve. Unë theksova se njerëzit e ?? kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që formimi i institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19./Demokracia.com/
With @USAmbKosovo we discussed about the outcome of the elections. I stressed that the people of 🇽🇰 have clearly voted for change. We agreed that the constitution of the new institutions must be a priority to ensure stability & a steadfast commitment to a post COVID-19 recovery. pic.twitter.com/ZxuOe1oJyc
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 16, 2021