Lajme
Kosnett takon Kurtin, tregon se për çfarë biseduan
Demokracia
14:20 | 18 Mars 2021

Share:

Ambasadori i Shtetetve të Bashkuar të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett, është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kosnett përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se SHBA mbetet e angazhuar për të ndihmuar qeverinë e re dhe siç tha ai për të qenë të suksesshëm, shkruan Demokracia.com.

“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta SHBA-Kosovë. Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Europë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe, qeveria e re e vendit pritet që të formohet gjatë javës në vazhdim dhe kryeministër pritet të zgjidhet Albin Kurti./Demokracia.com/

Të ngjashme