Lajme
Kosnett provon ta lehtësojë krijimin e institucioneve: Kosova e para, politika e dyta!
Demokracia
19:30 | 18 Mars 2021

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë ditës së sotme është takuar me krerët e partive politike në Kosovë.

Ambasadori Kosnett gjatë së enjtës ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e partive politike në Kosovë. Kosnett ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajn dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramuash Haradinaj, shkruan Demokracia.com.

Kosnett përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, pas takimit me Kurtin ka thënë se SHBA mbetet e angazhuar për të ndihmuar qeverinë e re.

“Sot u takuam me Albin Kurtin dhe ekipin e tij, si pjesë e një serie të diskutimeve mbi prioritetet e përbashkëta SHBA-Kosovë. Ne mbesim të angazhuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme për të qenë të suksesshëm dhe për të siguruar vendin e saj si një partner i barabartë në Europë dhe brenda komunitetit ndërkombëtar. Diskutimet e sotme u fokusuan në investimet dhe shpërndarjen e energjisë, përfshirë edhe opsionet e ripërtrirjes dhe qëndrueshmërisë që do të nxis rritjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen”, ka shkruar Kosnett.

Ndërsa, pas takimit me Hoxhajn dhe Haradinaj, Kosnett ka thënë se ka inkurajuar opozitën që të punojë së bashku me qeverinë dhe t’i vendosin nevojat e qytetarëve mbi ato partiake.

“U takova ndaras me liderin e AAK, Ramush Haradinaj dhe me liderin e PDK, Enver Hoxha. I inkurajova ata që të veprojnë konstruktivisht në opozitë, të punojnë së bashku me qeverinë në qëllimet e përbashkëta dhe të vendosin nevojat e qytetarëve mbi ato partiake. Kosova e para. Politika e dyta”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Kujtojmë se Enver Hoxhaj ka thënë se PDK nuk do të marr pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit për presidente, teksa Ramush Haradinaj ka deklaruar se u takon koalicionit qeverisës që të sigurojnë 2/3 e votave për zgjedhjen e presidentit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024