Lajme
Kosnett në takim me Lajçakun: Qëllimi ynë, marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi
Demokracia
20:55 | 01 Mars 2021

Share:

Ambasadori amerikan në Kosovë, Phillip Kosnett është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

I dërguari i posaçëm i Bashkimi Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Phillip Kosnett, raporton Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori Kosnett përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Kosnett ka bërë të ditur se gjatë takimit me Lajçakun, ai ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e SHBA-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi i cili udhëhiqet nga BE-ja.

“Në takimin e sotëm me Emisarin e Posaçëm të Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, riafirmova mbështetjen dhe bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara rreth dialogut të kryesuar nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim të thellë Euro-Atlantik, ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kosnett.

Theksojmë se Lajçak është takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por që pas takimit nuk është deklaruar.

Ndëkraq gjatë së martës, Lajçak qysh në ora 08:00 do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Ndryshe Lajçak pritet të qëndrojë në Kosovë nga 1 deri më 3 mars.

Pas Kosovës, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi, nga 3 deri me 4 mars, dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars. /Demokracia.com/

Të ngjashme