Të qenët ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka qenë një “nder i madh”, tha ambasadori në largim, Philip Kosnett.
Kosnet në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se zëvendësi i tij, Nick Giacobbe, do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ri, përcjell Demokracia.com.
“Të qenit Ambasador i SHBA në Kosovë ka qenë një nder i madh. Unë largohem i sigurt në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku dhe zëvendësi im Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ri”, ka shkurar Kosnett.
Being U.S. Ambassador to Kosovo has been a tremendous honor. I depart confident in the ability of Kosovo’s people to build a better future for all, knowing my friend and deputy Nick Giacobbe will be an outstanding Chargé d'Affaires until the arrival of the next Ambassador. pic.twitter.com/oY6oQpGDNW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 17, 2021
Kujtojmë se mandati trevjçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.
Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan./Demokracia.com/