Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përgëzuar qytetarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Të dielën, më 14 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përgëzuar qytetarët për përkushtimin e tyre, shkruan Demokracia.com.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se, shteti i tij mezi pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës.
“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, ka shkruar ambasadori Kosnett. /Demokracia.com/
Congratulations to the citizens of #Kosovo, who have demonstrated commitment to democracy and a vision for the future. America stands with Kosovo – and we look forward to working with the new government, once formed, on shared goals of peace, justice, and prosperity.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 15, 2021