Lajme
Koronavirusi pushton Korenë e Veriut, mjekët sugjerojnë kurën e çuditshme
Demokracia
16:03 | 15 Maj 2022

Share:

Koreja e Veriut në alarm nga pandemia koronavirus. Vendi komunist raportoi një total prej 42 viktimash nga Covid-19, teksa ka hyrë në ditën e katërt të izolimit kombëtar.

Pranimi i valës shpërthyese nga Koreja e Veriut ka ngritur shqetësime se virusi mund të ketë një ndikim shkatërrues.

Vendi i izoluar nga bota ka një sistem shëndetësor me burime të pamjaftueshme, aftësi të kufizuara testimi dhe asnjë program vaksinash.

Nuk ka asnjë shenjë se diktatori Kim Jong-un po lëviz për të pranuar ofertat ndërkombëtare të vaksinave.

Media publike e Koresë komuniste publikoi pamjet e disa pacientëve që trajtoheshin, ndërsa një mjek sugjeron që të infektuarit të trajtohen duke pirë ujë të kripur.

Diktatori Kim Jong-un theu rregullat e izolimit kombëtar duke marrë pjesë në funeralin e një zyrtari të lartë të shtetit, por duke mbajtur maskën.

Deri pak ditë më parë, ai pretendonte se Koreja e Veriut nuk ka pasur asnjë rast me Covid-19, ndërsa raportimi i fundit është për mbi 290 mijë raste të dyshuara. /A2CNN

Të ngjashme