Pandemia COVID-19 vazhdon të sjellë telashe tek ekipi i Interit. Koronavirusi te skuadra zikaltër po përhapur me shpejtësi, transmeton Demokracia.com.
Së fundmi në klubin zikaltër është zbuluar një tjetër rast pozitiv me Koronavirus, sipas mediave italiane. Nga klubi nuk ka ende një komunikatë zyrtare, por thuhet se një person i stafit teknik ka rezultuar me koronavirus.
Testet kanë zbuluar se nga lojtarët kanë rezultuar të gjithë negativë, por një rast pozitiv ka dalë te stafi teknik. Handanovic, De Vraj, Vesino dhe D;Ambrosio vazhdojnë të qëndrojnë në izolim, pasi rezultuan pozitiv fillimisht. /Demokracia.com