Sport
Koronavirusi i merr jetën sportistit në moshën 31-vjeçare, një javë më herët i vdiq edhe babai
Demokracia
21:20 | 13 Mars 2021

Share:

Bosnja e Hercegovina përkatësisht basketbolli boshnjak është tronditur sot me një lajm të keq.

Basketbollisti Emir Beshoviq ka ndërruar jetë si pasojë e virusit korona, njoftoi klubi i basketbollit Bosna nga Sarajeva në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Ish-basketbollisti ynë Emir Beshoviq ndërroi jetë si rezultat i koronavirusit.

Vdekja e tij u prit me trishtim, veçanërisht në Hrasnica, dhe shumë miq po i japin lamtumirën e fundit në rrjetet sociale”, shkruan portali boshnjak “Klib.ba”.

Ai vdes vetëm shtatë ditë pasi babai i tij Zuhdija ndërroi jetë si  pasojë e virusit korona. Beshoviq ka qenë si lojtar i juniorëve të klubit Bosna. /Demokracia.com

 

Të ngjashme