Lajme
Koronavirusi bën “kërdinë” në Kinë, 900 milionë raste që nga 11 janari
Demokracia
11:08 | 13 Janar 2023

Share:

Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me koronavirus që nga 11 janari, sipas një studimi të Universitetit të Pekinit. Raporti vlerëson se 64% e popullsisë së vendit është e infektuar, sipas BBC.

Në provincën Gansu, 91% e njerëzve raportohet të jenë të infektuar, e ndjekur nga Yunnan, (84%) dhe Qinghai (80%). Një epidemiolog i lartë kinez ka paralajmëruar gjithashtu se rastet do të rriten gjatë vitit të ri hënor.

Kulmi i valës së Covid në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj, shtoi Zeng Guang, ish-kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve. Qindra miliona kinezë po udhëtojnë në vendlindjet e tyre, shumë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë përpara vitit të ri hënor më 23 janar.

Kina ka ndaluar publikimin e statistikave ditore të Covid-it që kur hoqi masat. Por spitalet në qytetet e mëdha, ku objektet e kujdesit shëndetësor janë më të mira janë mbushur me pacientë me Covid pasi virusi është përhapur në të gjithë vendin.

Të ngjashme