Sport
Koronavirus shkakton kaos te Bayern Munich, shumë lojtarë të izoluar
Demokracia
11:44 | 19 Shkurt 2021

Share:

Bayern Munich po përballet me një situatë kaotike për shkak të pandemisë, COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Shumë lojtarë tashmë janë izoluar dhe trajneri Hansi Flick ka probleme me ekipin pak disa para përballjes me Frankfurtin në Bundesliga dhe me Lazion në Champions League.

Benjamin Pavar është infektuar i fundit me COVID, pas Thomas Muller, Leon Goretzka dhe Havi Martinezit, derisa të lënduar janë Costa, Gnabry e Toliso.

Goretzka e Martinez kanë rezultuar negativë në testin e fundit por ata duhet ta presin edhe një test para se t’i bashkohen skuadrës në stërvitje.

Edhe nëse ata dalin negativë, kanë pak gjasa ta ndihmojnë skuadrën për shkak të pushimit të gjatë, kështu që plot shtatë lojtarët Flick i ka jashtë ekipit për momentin. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024