Skuadra e Serie A,Torino përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se ka pezulluar stërvitjen e ditës së sotme për shkak të shqetësimeve për më shumë raste COVID-19 në skuadër, transmeton Demokracia.com.
Pasi Torino njoftoi tre raste të koronavirusit javën e kaluar, të tjerët mund të shfaqen në orët e ardhshme dhe pas testeve të mëtejshme.
Për këtë arsye, klubi italian ka pezulluar trajnimin, duke lëshuar një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.
“Klubi i Futbollit Torino njofton se trajnimi i sotëm është pezulluar në pritje të kontrolleve të mëtejshme shëndetësore pas disa rasteve të paraqitura me COVID-19” thuhej në komunikatë. /Demokarcia.com