Sport
Koronavirus prish planet, Serie A do të vazhdojë të luhet pa tifozë
Demokracia
13:50 | 23 Janar 2021

Share:

Lajmet e fundit që vijnë nga Italia, tregojnë se Serie A nuk e ka ndërmend t’i rikthejë tifozët në stadiume.

Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora, ka thënë se në Itali tash për tash është duke u diskutuar vetëm si të mos mbyllet sporti e assesi të mendojnë për rikthim të tifozëve, kjo për shkak të situatës së fundit të krijuar nga pandemia COVID-19.

Në një komunikim për “Rai 3”, Spadafora ka thënë se momentalisht më e rëndësishme është që tani të mendohet për të mos e mbyllur sportin.

“Unë mendoj se nuk ka shumë mundësi që të shikojmë tifozë në stadium deri në fund të sezonit. Është shumë e ndërlikuar që momentalisht të mendohet rikthimi i tifozëve në shkallët e tribunave.

Dekreti i fundit i qeverisë skadon në mars, por unë mendoj se mbi gjithçka ne duhet të mendojmë që të mos mbyllim sportin. Më pas ne do të shikojmë nëse rikthejmë gradualisht tifozët”, ka thënë Spadafora. /Demokracia.com

Të ngjashme