Lajme
Koreja e Veriut lëshon një raketë tjetër në det
Demokracia
15:40 | 03 Nëntor 2022

Share:

Japonia ka njoftuar se Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë më shumë në det, duke e çuar numrin total të raketave të lëshuara sot në të paktën katër.

Nisja erdhi një orë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të hakmerrej mbi një vendim të ushtrive të Koresë së Jugut dhe SHBA-së për të zgjatur stërvitjet e përbashkëta ajrore në shkallë të gjerë në përgjigje të aktiviteteve të shtuara të testimit të armëve të Koresë së Veriut.

Zyra e kryeministrit japonez Fumi Kishida tha se raketa dyshohej të ishte balistike, por nuk dhanë menjëherë detaje rreth fluturimit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) dhe dy raketa me rreze të shkurtër veprimi në det.

ICBM aktivizoi sirenat paralajmëruese në pjesë të Japonisë qendrore dhe veriore, dhe për shkak të saj, trafiku hekurudhor në pjesën veriore të vendit u ndal gjithashtu.

Të ngjashme