Lajme
Koreja e Veriut hedh 8 raketa në detin e Japonisë
Demokracia
13:49 | 05 Qershor 2022

Share:

Nuk kanë të ndalur provokimet nga ana e Koresë së Veriut për fqinjët dhe mbarë botën. Ushtria e Koresë së Jugut bën me dije se fqinja e saj veriore lëshoi 8 raketa të tjera me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit të Japonisë.

Koreja e Veriut ka kryer një testim tjetër me raketa. Kësaj radhe janë tetë raketa balistike që i lansoi në det në lindje të vendit – ku në mënyrë të vazhdueshme po demonstron fuqinë e këtyre armëve, ka raportuar ushtria jugkoreane.

“Ushtria jonë ka detektuar lansimin e tetë raketave balistike me rreze të mesme veprimi në Sunan të Pyonyang në drejtim të lindjes”, thuhet ndër tjera në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane.

Raketat janë lansuar me një distancë kohore prej 30 minutash. E ky ishte lansimi i 18-të i raketave nga fillimi i këtij viti.

Lideri suprem i këtij vendi Kim Jon-Un po e mban me “grusht të hekurt” Korenë e Veriut, që konsiderohet si vendi më i izoluar në botë.

Të ngjashme