Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë më shumë se 1000 kontejnerë me pajisje ushtarake dhe municione për luftën e vazhdueshme në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara të premten për herë të parë akuzuan drejtpërdrejt Korenë e Veriut dhe Rusinë për shkëmbim të armatimit.
Uashingtoni thuhet se ka thënë se koreano-veriorët u kanë dërguar rusëve më shumë se 1000 kontejnerë pajisje ushtarake dhe municione gjatë muajit të kaluar.
Shtëpia e Bardhë tha të premten se midis 7 shtatorit dhe 1 tetorit, një anije me flamur rus dërgoi ngarkesën nga një depo municioni në Korenë e Veriut në një port rus, nga ku ngarkesa u transferua në një depo ushtarake ruse.
Shtëpia e Bardhë publikoi pamjet që amerikanët thonë se vërtetojnë pretendimin.
“Ne e dënojmë dërgesën [e Koresë së Veriut] të kësaj pajisjeje ushtarake në Rusi”, u tha gazetarëve të premten, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Jack Sullivan dhe shtoi se “ne do të vazhdojmë të monitorojmë çdo dërgesë të re armësh në Rusi”.