Lajme
Koreja e Veriut ekzekuton ish-ministrin që negocioi marrëveshjen bërthamore me SHBA-në
Demokracia
22:00 | 06 Janar 2023

Share:

Mediat britanike raportojnë se Kim Jong-un ka ekzekutuar një nga personat që ka pasur më pranë gjatë viteve të fundit, ish-ministrin e Jashtëm të shtetit komunist.

Ri Yong-ho negocioi marrëveshjet bërthamore të Koresë së Veriut me Shtetet e Bashkuara. Sipas “The Sun”, ai dyshohet të jetë ekzekutuar në mes të një stërvitje të madhe ushtarake të mbajtur gjatë kohëve të fundit. Kryediplomati, i cili më parë kishte qenë edhe ambasador i Koresë së Veriut në Britaninë e Madhe, thuhet se është ekzekutuar pasi më herët ishte larguar nga administrata e Kim.

Deputeti Youn Kun-young tha në parlamentin e Koresë së Veriut se kishte informacione nga Shërbimi Informativ se Ri Yong-ho ishte “spastruar”.

Ai shërbeu si ambasador i Koresë së Veriut në Britani nga viti 2003 deri në vitin 2007, ndërsa në vitin 2016 u emërua ministër i Jashtëm dhe u bë i famshëm për debatet e tij të ashpra me amerikanët deri në arritjen e marrëveshjes bërthamore.

Të ngjashme