Futbollisti i talentuar Korab Luma ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me FC Prishtinën.
17-vjeçari luan si mesfushor defensive dhe vjen nga skuadra e Ulpianës së Lipjanit, me të cilën në edicionin e kaluar debutoi në Superligë.
Luma është zhvilluar si futbollist pikërisht te Ulpiana ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-17.
Korabi është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës teksa e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit.
??????̈????? ??̈? ?????????̈? – FC Prishtina është më shumë se veç një skuadër futbolli, është pjesë e historisë së popullit tonë. Është kënaqësi për mua që mu dha mundësia të jem vazhdimësi e kësaj tradite. Është kënaqësi e përgjegjësi.
???????? ??̈ ???????̈? “???????????̈?” – Objektivat janë që Prishtinës t’ia kthejmë lavdinë që e meriton, me bashkëlojtarët dhe me një trajner shembull siç është Ismet Munishi, besoj shumë që bashkë do t’ia arrijmë qëllimit, të jemi konkurrenti më serioz për titullin kampion.
????? – Do të punoj shumë, do të mundohem që me angazhim e punë te pandalshme ta bindi trajnerin që e meritoj vendin në ekip.
???̈? “??????” – Tifozëve të Prishtinë e në veçanti “Plisave” u premtoj që do të luftoj deri në atomin e fundit, deri në limit për fitore në secilën ndeshje që do të aktivizohem.