Lajme
Konvoji i tankeve ruse tentoi të thyej vijën mbrojtëse të ukrainasve, e pësuan keq – u goditën rëndë
Demokracia
22:51 | 30 Tetor 2023

Share:

Ushtria ukrainase ka goditur rëndë konvojin e mjeteve ushtarake ruse, që po tentonin të kalonin vijën mbrojtëse të ushtarëve të Volodymyr Zelenskyt, shkruan Newsweek.

Pamjet e publikuara më poshtë nga ukrainasit, shfaqin brigadën e 31 të motorizuar të ushtrisë ukrainase, që një sërë tankesh dhe mjete tjera të blinduara të rusëve arrijnë t’i shkatërrojnë, transmeton Telegrafi.

Videoja është realizuar me fluturake pa pilot, ku shihen goditjet e pandërprera mbi tanket që i braktisnin ushtarët pasi kaploheshin nga zjarri.

Madje kur e kuptojnë se nuk kanë nga t’ia mbajnë, dalin nga formacioni dhe fillojnë të bëjnë lëvizje të pakontrolluara.

Sipas ushtrisë ukrainase, tanket ruse kishin tentuar të thyejnë vijën mbrojtëse të ukrainasve rreth qytetit Krasnohorivka në rajonin e Donetskut në veri të qytetit Marinka, ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Blogeri ushtarak i afërt me Kremlinin ka konfirmuar se forcat ruse janë sulmuar derisa tentuan të godasin pozicionet e ukrainasve në afërsi të Marinkës dhe Krasnohorivkës. /Telegrafi/

 

 

 

Të ngjashme