Lajme
Kontratat kolektive| Komunat e LVV-së nuk dorëzojnë padi kundër MASHT-it dhe MSH-së
Demokracia
11:07 | 23 Gusht 2022

Share:

Mbi 26 komuna të Kosovës kanë dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë për kontratat kolektive.

Por, padi kundër këtyre ministrive nuk kanë dorëzuar katër komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Demokracia.com.

Komuna e Gjilanit, Shtimes, Podujevës e Kamenicës nuk i janë bashkuar kësaj nisme.

Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi tha se vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar sot Komunat e Republikës së Kosovës do të deponojnë padinë sa i përketë çështjes së kontratave kolektive ndaj MASHT-it dhe MSh-së, ku vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove. Synimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale në mënyrë që këto mjete të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale të cilat shkojnë në të mirën e qytetarëve. Do të thotë sot komunat do të dorëzojnë padinë ndaj këtyre dy ministrive”, u shpreh ai. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme