Sport
Kontrata e re me PSG-n: Messi refuzoi klubin amerikan dhe nuk negocioi fare me Barcelonën
Demokracia
10:10 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje verbale me Lionel Messin për të vazhduar kontratën.

Gazetari italian dhe një nga më të besuarit për sa i përket merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se palët kanë arritur marrëveshje, përcjell Demokracia.com.

Sipas tij, ende nuk ka ndonjë vendim për gjatësinë e kontratës dhe pagën. Ajo do të vendoset në një takim të ri që do të mbahet së shpejti.

Në një raportim të ri të gazetarit në fjalë, thuhet se Messi e ka refuzuar ofertën e Inter Miamit në MLS.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu nuk ka negociuar fare as me ish-klubin e tij Barcelonën.

“Leo Messi asnjëherë nuk e pranoi propozimin e Inter Miamit dhe as nuk negocioi me Barcelonën. Paris Saint-Germain ka qenë duke e shtyrë presidentin, bordin, trajnerin për muaj të tërë për të vazhduar kontratën e tij – ai tani ka pranuar”, shkroi Romano në Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 02 Qershor 2024