SPAK ka nisur hetimet pas publikimit të kontratës së PD me kompaninë amerikane ‘Continental Strategy”.
Kjo kampani zotërohet nga njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.
Lajmi konfirmohet nga SPAK dhe hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit të kontratës në media.
ABC News publikoi një ditë më parë kontratën, që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka me garantor shqiptaro-amerikanin Nuredin Seci, në të cilën njoftohej se PD do t’i paguajë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite.
PD ka parapaguar 750 mijë dollarë ndërsa pjesën tjetër do ta paguajë me 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë dy vjeçare sipas edhe kontratës së firmosur.