Lajme
“Kontrabandimi” me punëtorët e sigurimit – Si i gënjeu pushteti aktual për zgjidhjen e problemit në KEK
Demokracia
19:04 | 19 Shkurt 2023

Share:

Astrit Berisha është njëri nga 80 punëtorët e sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës që kishte shpresë tek Qeveria e Albin Kurtit se do të vihet drejtësi për ta.

Këta punëtorë pretendojnë se padrejtësisht KEK-u nuk po i konsideron punëtorë të tyre edhe pse këta posedojnë kontrata valide.

Pushteti aktual sa ishte në opozitë iu kishte premtuar zgjidhje të këtij problemi që ka nisur qysh në vitit 2004. Ata kishin thirrur edhe konferencë për media lidhur me këtë çështje. Por sot, pasi kanë ardhur në pushtet nuk iu përgjigjen thirrjeve të tyre.

Rreth 80 punëtorë u larguan nga puna si sigurim fizik i KEK-ut për tu kontraktuar me kompani private të sigurimit përmes ndërmarrjes.

Astrit Berisha këtë e quan si “kontrabandim me punëtorë”.

“Shkresa zyrtare e specifikon qartë se ne jemi punëtor legjitim të KEK-ut. Gjykata e Konstaton se ne jemi punëtor të KEK. KEK-u e dërgon vendimin në Gjykatën e Apelit. Aty zhduket lënda. Në vitin 2012 KEK na kthen në ombrell të vetën si kontraktor me kontrata specifike për katër muaj. Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të ndërhy në këtë rast. Ne kërkojmë vetëm drejtësi. Posedojmë kontrata valide të punës që KEK-u nuk i ka shkëput. Ne duam vetëm të drejtën. Prej 2004 në vazhdimisht kontrabandohemi në kompani private”, tha ai

Grupi prej 80 punëtorëve kanë dërguar Kallëzim Penal për të dytën herë pasi ata kanë kontratat që sipas ligjit dëshmojnë se ata janë punëtorë të KEK-ut.

Berisha tregon se kanë pasur disa takime me ministren e Zhvillimit Ekonomik Artanë Rizvanolli por sipas tij pa sukses.

“Të gjitha qeverinë na kanë premtu drejtësi. Shpresat i kemi pas tek ky pushtet. Na kanë përkrah na kanë premtuar por asgjë, kemi qenë në takim me ministren Rizvanolli por është e pamundur nuk e di pse po m’shefen prej kësaj padrejtësie”, deklaroi ai.

Punëtorët vazhdimisht kanë ngritur zërin për padrejtësinë që pretendojnë se është bëra ndaj tyre. Kërkesat kryesore të tyre janë respektimi i të drejtave të garantuara me ligj dhe kthimin e Departamentit të sigurisë fizike në KEK.

 

Të ngjashme