Lajme
Kontrabandë me mallra: Arrestohen 4 doganierë dhe 5 tregtarë në Aeroportin e Rinasit
Demokracia
09:09 | 21 Janar 2021

Share:

Katër doganierë dhe pesë tregtarë janë arrestuar në Aeroportin e Rinasit, akuzohen për kontrabandë të mallrave.

Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorin Hetimore Qendrore në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër te operacionit policor “Rinas Ekspres” u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve, shkruan Tch, përcjell Demokracia.com

Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe pesë doganierë të tjerë.

Tregtarët janë kapur dje në flagrancë në rrugën Rinas – Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provave material shtetasve të dyshuar të arrestuar u janë sekuestruar vetura dhe mallra të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabande me mallra”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Të ngjashme