Lajme
Kontrabandë me mallra në Han të Elezit, ndalohen dy persona
Demokracia
10:43 | 08 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi që në automjetin e tyre kishin të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacionin përkatës.

Rasti kishte ndodhur dje pasdite në fshatin Seqisht të Hanit të Elezit, ku mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.

KONTRABANDË ME MALLRA/Fsh. Seqisht, Hani Elezit 07.01.2023 – 17:15. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në automjetin e tyre kishin të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacionin përkatës. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme