Lajme
Kontejneri në Prishtinë mbushet me mbetje shtazore, kërkohen masa nga komuna
Demokracia
18:33 | 16 Korrik 2022

Share:

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka publikuar në Facebook disa pamje ku shihet një kontejner në Prishtinë që është mbushur me mbetje shtazore (eshtra).

Nga kjo kompani kanë thënë se janë të shqetësuar me këtë dukuri e cila sipas tyre po bëhet vazhdimisht duke ua vështirësuar punën e përditshme në terren.

“Pamjet e mëposhtme tregojnë për kontejnerët e destinuar për mbeturina që janë mbushur me mbetje shtazore (eshtra) me ç’rast po vjen deri te dëmtimi i mekanizmit të kamionëve tanë”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Ata kanë lutur Inspeksionin e Komunës së Prishtinës që të marrë masa, pasi siç kanë thënë, këto raste sa vijnë e shtohen.

“Së bashku për një ambient më të pastër”.

Të ngjashme