Auto&Tech
Konsumon edhe kur nuk lëvizë, sa energji humb një veturë elektrike kur është në ‘pushim’?
Demokracia
21:32 | 15 Maj 2023

Share:

Njerëzit dhe kompanitë që marrin vendimin për të blerë një veturë elektrike, marrin parasysh çmimin e blerjes dhe konsumin e saj.

Megjithatë, ka edhe konsum të fshehur kur vetura është e palëvizshme, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i kryer nga startup-i belg i energjisë Re.alto, tregoi se kostot mund të jenë deri në 600 euro në vit, nëse merren parasysh çmimet e energjisë elektrike në Belgjikë.

Re.alto është një startup që mbështetet në shkëmbimin e të dhënave të energjisë.

Kjo kompani ka një marrëveshje me disa prodhues veturash për përpunimin e të dhënave nga automjetet elektrike.

“Menaxherët e flotës na thanë se konsumi i vlerësuar shpesh nuk korrespondon me konsumin aktual. Ky vëzhgim na inkurajoi të analizojmë konsumin më thellë”, tha Dieter Jong nga ky startup nga Belgjika.

Dieter Jong dhe ekipi i tij zbuluan se konsumi shtesë i energjisë elektrike, shkaktohet nga konsumi gjatë pushimit në të ashtuquajturat modaliteti i gjumit. Humbja doli të jetë më e madhe se sa pritej.

“Veturat që qëndrojnë në vend gjatë gjithë ditës konsumojnë, në varësi të modelit, rreth 3 kWh në ditë. Kjo korrespondon me një vlerë totale prej 1000 kWh në vit”, shkruan Monenergie.be.

Veturat elektrike transmetojnë vazhdimisht të dhëna në aplikacionin e përdoruesit: temperaturën, statusin e baterisë…

Megjithatë, veturat elektrike janë të optimizuara për vozitje, jo për transmetim të të dhënave. Ky proces konsumon shumë më tepër energji sesa një telefon i mençur.

Zgjidhja më e mirë për pronarët është vendosja e veturës në modalitetin e gjumit. Aktualisht, shumica e shoferëve preferojnë modalitetin e gatishmërisë, sepse në këtë mënyrë vetura lidhet me aplikacionin.

Të ngjashme