Lifestyle
Konsumimi i kafes çdo ditë ndihmon në largimin e kancerit të prostatës
Demokracia
16:09 | 14 Janar 2021

Share:

Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Falë niveleve të larta të antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese të dobishme, rezulton se është mjaft e shëndetshme. Sipas disa studimeve  personat që konsumojnë  kafen rrezikohen shumë më pak nga disa sëmundje të rënda.

Nëse pini disa filxhanë kafe çdo ditë mund të ndihmojë në largimin e kancerit të prostatës dhe të përmirësojnë shanset tuaja për të mbijetuar me 16 përqind, thuhet në studimin e fundit.

Studimi, i botuar në British Medical Journal (BMJ), u krye nga Dr Kefeng Wang në Universitetin Mjekësor të Kinës

Konsumi i kafesë varionte nga asnjë ose nën dy filxhanë në baza ditore, deri në nëntë ose më shumë pije në ditë, sipas Dr Wang.

“Ky studim sugjeron që konsumi i rritur i kafesë mund të shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të kancerit të prostatës,” tha ai.

Pacientët që tashmë kishin kancer të prostatës  kishin 16 përqind më pak mundësi të vdisnin kur pinin një filxhan kafe çdo ditë, thonë studiuesit.

Kafja është e njohur për të përmirësuar nivelet e sheqerit në gjak dhe ka përfitime anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Të ngjashme