Lajme
Konkursi për rektor të UP-së hapet të hënën| Luljeta Plakolli-Kasumi nuk do të konkurojë
Demokracia
18:05 | 21 Tetor 2022

Share:

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se konkursi për rektor do të hapet të hënën më 24 tetor. Ky vendim erdhi pas atij për shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.

Ndërkaq, ushtruese e detyrës së rektores do të jetë profesoresha Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Fakultetin Juridik në UP.

“Sot me datën 21 tetor 2022, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka emëruar si ushtruese të detyrës (u.d.) së rektorit, Prof. Ass. Dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Fakultetin Juridik të UP-së. Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi ka marrë përsipër këtë detyrë që të ndihmojë mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të sigurojë ligjshmëri në konkurrencë gjatë procedurës së zgjedhjes së rektorit të UP-së. E njëjta, nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor dhe pas përmbylljes së procesit do t’i kthehet angazhimeve të saj në Fakultetin Juridik”, thuhet në njoftimin e UP-së.

UP ka njoftuar më tej se konkursi do të hapet të hënën, me datë 24 tetor 2022, dhe shpresojnë të përfundojë me sukses sipas përcaktimit të saktë dhe të qartë të ligjit, Statutit në fuqi dhe parimit të meritës.

Të ngjashme