Futbollisti austriak, Flavius Daniliuc njihet si një prej futbollistëve më të fuqishëm.
20-vjeçari që aktivizohet te Nice ka një fizik mbresëlënës.
Ai është 188 centimetra i gjatë dhe ka vetëm 4.3 përqind yndyrë trupore.
View this post on Instagram
Për më shumë, Cristiano Ronaldo që konsiderohet si një prej sportistëve më të përgatitur, ka vetëm shtatë përqind yndyrë trupore dhe mesatarja e futbollistëve profesionistë është dhjetë përqind.
Madje, bodybuilderi i famshëm gjerman, Ralph Moler u mahnit nga ky futbollist.
View this post on Instagram
“Flavius është i mrekullueshëm. Ai është i ri dhe trupi i tij djeg shumë yndyrë. Punon shumë me pesha dhe më pëlqejnë muskujt e tij”, tha ai./Demokracia.com/