Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Konjufca në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është i bindur që Begaj do ta kryejë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë këtë detyrë të rëndësishme.
“Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, zt. Bajram Begaj, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të përzemërta për detyrën e re dhe tejet të rëndësishme. Jam i bindur qe Presidenti Begaj do ta kryejë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë këtë detyrë të rëndësishme”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, zt. Bajram Begaj, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh urimet më të përzemërta për detyrën e re dhe tejet të rëndësishme. Jam i bindur qe Presidenti Begaj do ta kryejë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë këtë detyrë të rëndësishme.
Po ashtu uroj që Republika e Shqipërisë, nën Presidencën e zt. Begaj ta sigurojë vazhdimësinë e stabilitetit politik, zhvillimit ekonomik, mirëqenies së qytetarëve dhe përparimit në rrugën e integrimit evropian.
E siguroj Presidentin Begaj se do ta ketë gjithnjë gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë në thellimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve tona bija të të njëjtit komb, si dhe në projekte që e rrisin sigurinë, mirëqeninen dhe potencialin e shqiptarëve në rajon.
Urime President Begaj!/Demokracia.com/