Lajme
Konjufca: Shpresoj që në vitin ’23 kemi lënë shenjë
Demokracia
21:44 | 31 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën në mbrëmje, në prag të ndërrimit të motmoteve, ka thënë se shpreson se kosovarët kanë lënë shenjën e aspiratave të veta në vitin 2023.

Në prag të përmbylljes së një viti që ka qenë vërtetë vit i rrethanave të jashtëzakonshme e rrjedhimisht, një vi t i zhvillimeve sfiduese, kreu i legjislativit kosovar, ka thënë se do t’i shtojnë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë.

“Ua uroj nga zemra Vitin e Ri! Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb. Natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, e fundit që kulmon në energji të freskëta, na e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqëndrimin dhe do t’i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë”.

Të ngjashme